Ekokardiografia është një test me ultrazë që vizualizon strukturën dhe funksionin e zemrës. Në këtë mënyrë, ju mund të shihni formën, madhësinë dhe funksionin e zemrës, dhomat dhe atriumet e saj, vendndodhjen dhe dimensionet e dëmtimit, si zemra pompon gjakun dhe pamjen e valvulave. Një ekografi e zemrës zakonisht zgjat deri në 30 minuta. Rrezet me ultrazë nuk janë të dëmshme, kështu që fëmijët dhe gratë shtatzëna mund të ekspozohen ndaj tyre.
Çfarë është ekografia e zemrës (ECHO e zemrës)?
Ekokardiografia është një paraqitje grafike e lëvizjes dhe punës së zemrës. Një mjek shpesh kombinon një eko me një Eko- Doppler për të vlerësuar rrjedhën e gjakut nëpër valvulat e zemrës. Ekokardiografia nuk përdor rrezatim, i cili është një avantazh në krahasim me metodat e tjera diagnostikuese si rrezet x dhe skanimet CT, të cilat përfshijnë përdorimin e sasive të vogla të rrezatimit.
Çfarë mund të zbulohet me ekokardiografi?
Ekokardiografia mund të zbulojë shumë lloje të sëmundjeve të zemrës, si:
- Kardiomiopatia. Një sëmundje e muskulit të zemrës që manifestohet me ndryshime në muskulin e zemrës si hollim, trashje ose reduktim të elasticitetit.
- Aritmi kardiake. Një skanim me ultrazë mund të përdoret për të vlerësuar nëse zemra ka një rrahje të rregullt të zemrës.
- Endokarditi infektiv. Infeksion endovaskular i strukturave kardiovaskulare (zakonisht valvulave të zemrës, por ndonjëherë edhe enëve të mëdha të gjakut).
- Zemra e dobesuar – Një gjendje në të cilën muskuli i zemrës dobësohet dhe nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efikase në organe. Kjo mund të shkaktojë grumbullim të lëngjeve në enët e gjakut dhe mushkëri dhe edemë (ënjtje) në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.
- Perikarditi – Inflamacion ose infeksion i perikardit.
- Efuzion perikardial ose tamponadë. Një gjendje e shkaktuar nga akumulimi i ujit në hapësirën perikardiale. Kjo ushtron presion mbi muskulin e zemrës, i cili nuk mund të rrahë dhe të pompojë gjak normalisht. Gjendja është kërcënuese për jetën.
- Defektet e mureve të atriumit ose septumit. Këto defekte ndodhin në atriumet e sipërme ose në barkushet e poshtme (barkushet). Gjendja çon në dobësim të zemrës ose rrjedhje të dobët të gjakut. Ato i përkasin defekteve kongjenitale më të zakonshme të zemrës.
- Sëmundjet e valvulave të zemrës. Mosfunksionimi i një ose më shumë valvulave të zemrës që mund të shkaktojë ndërprerje të rrjedhjes së gjakut në zemër. Një ekokardiogram mund të kontrollojë gjithashtu për një infeksion të indit të valvulës së zemrës.
- Aneurizma. Zgjerimi dhe dobësimi i një pjese të muskulit të zemrës ose aortës (arteria e madhe që çon gjakun e oksigjenuar nga zemra në pjesën tjetër të trupit).
- Sëmundjet e lindura të zemrës. Defekte në një ose më shumë struktura të zemrës që ndodhin gjatë zhvillimit të fetusit, të tilla si një defekt i septumit ventrikular (një vrimë në mur midis dy dhomave të poshtme të zemrës).
Sa shpesh duhet bërë ekografia e zemrës?
Ekzaminimet e zemrës, të cilat përfshijnë ultrazë duhet të fillojnë rreth moshës 25 vjeçare. Rekomandohet që ekzaminimet, nëse nuk ka ankesa apo rrezik për sëmundje trashëgimore, të bëhen 1 herë në vit.
Sa shpesh duhet të përsëritet ekokardiografija varet nga gjetjet e testit fillestar. Nëse rezultati i ekokardiogramit fillestar ka qenë normal, nuk ka nevojë të përsëritet, përveç në rast të ankesave të reja. Dobësimi i zemrës dhe sëmundja valvulare e zemrës janë dy sëmundjet më të zakonshme që kërkojnë ekzaminime më të shpeshta me ultrazë
Në varësi të ashpërsisë së sëmundjes, ekokardiografija mund të duhet të përsëritet më shpesh. Për shembull, një formë më e rëndë e stenozës së valvulës aortale zakonisht ka nevojë për monitorim çdo 6-12 muaj; dhe për një formë më të lehtë kontrolli është tre vjet. I njëjti rregull vlen edhe për monitorimin e patologjive të tjera valvulare.