Skip to content

MËSO MË SHUMË PËR SHËRBIMET TONA

Ekzaminim i plotë kardiologjik:

EKG - Elektrokardiogram

Elektrokardiogrami (EKG) është metodë standarde për regjistrimin e impulseve të aktivitetit elektrik të muskulit të zemrës. Ky është test joinvaziv dhe pa rrezik për pacientin. EKG mund të na ndihmojë në zbulimin e patologjive të ndryshme të zemrës siç janë:çrregullimet e ritmit të zemrës apo aritmia , blloqet në përcueshmërin elektrike të zemrës, sëmundjet ishemike të miokardit si dhe sëmundjet metabolike.

Ekokardiografi - Eko e zemrës

Ekokardiografia ose Eko e zemrës është një nga metodat më të rëndësishme në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. Kjo teknikë mundëson vizualizimin e të gjitha strukturave të zemrës dhe dimenzionet e dhomave të zemrës, vlerësimin e kontraktilitetit të muskulit të zemrës, morfologjin dhe funksionin e valvulave dhe gjithashtu qarkullimin e gjakut nëpër hapësirat e zemrës. Me ndihmën e ekokardiografisë diagnostikohen anomalitë e lindura të zemrës, kardiomiopatitë, funksioni sistolik dhe diastolik i ventrikulit të majtë, sëmundjet e endokardit, miokardit dhe perikardit.

Eko-Dopler i enëve të gjakut

Eko-Dopleri i enëve të gjakut është ekzaminim me ultrazë, me të cilin bëhet vlerësim i enëve të mëdha të gjakut, enëve të gjakut të qafës dhe enëve periferike të gjakut. Gjatë ekzaminimit me ndihmë të një sonde, krijohen imazhe nga arteriet duke mundësuar në këtë mënyrë vlerësim të kalibrit , zgjerimit ose formimit të depozitave yndyrore brenda arteries.

Procedurat diagnostike jo-invazive

Stres testi koronar

Stres testi koronar është procedurë shumë e rëndësishme diagnostike me të cilën vlerësohet qarkullimi i gjakut nëpër arteriet e zemrës, më saktësisht shkalla e ngushtimit të arterieve koronare te pacientët më sëmundje ishemike të zemrës. Gjithashtu përdoret për evaluimin e tensionit së gjakut dhe rritmit të zemrës gjatë ngarkesës fizike.

Holter EKG 24-orësh

Holter EKG 24-orësh e ekzaminon funksionin elektrik të zemrës për një periudhë prej 24 orësh. Më këtë procedurë diagnostike monitorohet ritmi i punës së zemrës për një periudhë më të gjatë për shkak se disa gjendje që e çrregullojnë ritmin e zemrës ndodhin herë pas here ose gjatë gjumit, gjatë stresit mendor ose gjatë aktivitetit fizik. Qëllimi i kësaj procedure është të regjistrohen çregulime në ritmin e zemrës – aritmi dhe të vlerësohet efikasiteti I terapis gjatë trajtimit të aritmive.

Holteri ABP 24-orësh - monitorim i tensionit të gjakut

Holteri ABP 24-orësh (monitorim i tensionit të gjakut) është procedurë diagnostike që mundëson matjen e tensionit të gjakut tek pacientët për një periudhë 24 orësh gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme. Qëllimi i kësaj metode diagnostike është monitorimi i variacioneve të tensionit të gjakut për një periudhë të caktuar dhe përcaktimi i terapisë së duhur medikamentoze.

Ekzaminimi kardiologjik tek fëmijët

Ekzaminimi kardiologjik tek fëmijët

Te ekzaminimi pediatrik me anë të ekokardiografisë vizualizohen dhomat e zemrës për të parë nëse ato janë me dimensione normale, shihen ndarjet midis barkusheve dhe atriumeve , e cila mund të jetë një shkak i zakonshëm i zhurmës tek fëmijët dhe anomalive kardiake. Gjithashtu bëhet vlerësimi i valvulave të zemrës, si dhe vizualizimi i enëve të mëdha të gjakut që dalin nga zemra (arteria pulmonare dhe aorta).

Eko-Doppler

Eko doppler Venoz

Eko doppleri i venave tek këmbët tregon morfologjinë e tyre, kalueshmërinë, rrjedhjen e gjakut përmes tyre dhe përcaktohen anomalitë e mundshme.
Ky ekzaminim duhet të bëhet në rast të ënjtjes së këmbëve, trombozës dhe ndryshimeve të tjera obstruktive që mund të ndodhin në qarkullimin venoz në këmbë.

Eko doppler Transkranial - Bubble test

Është një metodë diagnostike për zbulimin e një defekti kongjenital të zemrës PFO (Patent foramen ovale) - një hapje e vogël midis dy atriumeve të zemrës e cila normalisht mbyllet pas lindjes.
Bubble test - përfshin injektimin intravenoz të mikroflluskave (tretësirë ​​fiziologjike e përzier me ajër). Së bashku me injeksionin, sinjali regjistrohet me Doppler transkranial, zakonisht në arterien cerebrale të mesme (MCA).
Në rastin e një anomalie flluskat e ajrit të cilat në fakt janë mikroemboli kalojnë përmes vrimës nga zemra e djathtë në anën e majtë nëpërmjet vrimës të hapur. Prandaj, gjaku i pompuar nga zemra përfshin një përzierje të këtyre mikroembolive të ajrit dhe arrin në qarkullimin cerebral.